Google ADS

Vëllau i Kim ndahet nga e dashura, i përkeqësohet sëmundja (Foto)

14:43 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info
 Sipas raportimeve të fundit vëllai i Kim Kardashian, Rob Kardashian dhe Blac Chyna, tani janë ndarë njëmend.

Burime të HollywoodLife.com, raportojnë se familja e Rob janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tij, pas ndarjes.

“Rob nuk është fare mirë. Situata e fundit, pasi u nda nga Chyna e ka shkatërruar atë”.

Chyna ishte e faktori kryesor pse  Rob kishte humbur peshë. Përpara se ata të lidhen së bashku në vitin 2016, ai u largua nga reality show i familjes së tij “Keeping Up with the Kardashian” dhe ishte diagnostifikuar me diabet.

“Ai sërish po ha pa kontroll dhe kjo e rrezikon shumë. Familja e tij është shumë e shqetësuar për të pasi ai mund edhe të përfundoj në spital”, ka thënë ky burim.

auto_rs_1024x759-151229145028-1024-2robert-kardashian-1487331786

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme