Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, nuk ka mundur të shikojë më shumë se një episod të serialit “The Crown”, duke qenë se sipas tij, nuk ka përmbajtje nga jeta reale e saj.
Ai ka thënë se e ka pasur të vështirë ta shikojë karakterin e motrës së tij, ndërsa ka paralajmëruar se publiku duhet ta kuptojë serialin si trillim.
Sezoni i katërt i serialit të popullarizuar ka nisur shfaqjen në Netflix më 15 nëntor, ndërsa ndjek intrigat e familjes mbretërore, ku përfshihet edhe princesha Diana.
Duke folur në emisionin Love Your Weekend, vëllai i princeshës së ndjerë ka thënë se ngjarja në serial është e gjitha hamendje dhe trillim.
“Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo ato pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë”.
“Më shqetëson fakti se njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë”, ka deklaruar Spencer.
https://twitter.com/cspencer1508/status/1325016523073875969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325016523073875969%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fvellai-princeshes-diana-thote-se-seriali-crown-eshte-hamendje-dhe-trillim%2F
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...