Vëllai i Meghan i shkruan Harry-t: Hiq dorë prej saj sa nuk është vonë

14:29 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Dasmën e vitit është duke u afruar mes princit Herri dhe Megan Markle, por gjërat ende nuk janë të qarta për të kaluarën e Meghan.

Familja mbretërore po merret me detajet e fundit dasmës madhështore , por në gjë e pakëndshme ka ardhur drejt tyre, shkruan arbresh.info.

Vëllai i Meghan ka nisur një letër drejt Princit Harry në të cilën i kërkon të hekë dorë nga motra e tij.

Tomas ka një porosi për princin Herri, ai kërkon nga anëtari i familjes mbretërore ta rimendojë vendimin, sa nuk është ende vonë.

“Je ende në kohë”. Kështu e nis letrën e tij për princin Herri, vëllai i aktores Meghan Markle, Tomas, vetëm pak ditë përpara dasmës mbretërore. Tomas nuk është kursyer aspak në fyerjet për të motrën, për të cilën është kujdesur vetë që kur ajo ishte fëmijë.

Ai shton se Meghan është naive, e cekët dhe mendjemadhe, e cila do të tallet me familjen mbretërore dhe trashëgiminë e tyre.

Kjo letër është duke bërë xhiron e botës në të cilën thuhet se bëhet fakti se ky është gabimi më I madh në të gjithë historinë e dasmave mbretërore.

51-vjeçari nga Oregoni i SHBA-ve nuk mjaftohet me kaq. Ai ankohet se babai i tyre u zhyt në borxhe të mëdha vetëm për të mbështetur Meganin në ëndrrën e saj për aktrim dhe ende sot vuajnë financiarisht. Madje ai thotë se as ai dhe as babai i tij nuk janë ftuar në dasmë e motrës.

“Çfarë lloj njeriu do ta zhyste babain e saj në borxhe deri në faliment dhe më pas do ta harronte totalisht?” por ai e mbyll letrën për princin me fjalët: “Gjithsesi Meghan është ende motra ime. Është familja ime. Ndaj çfarëdo që ajo të bëjë, të më harrojë mua apo familjen, prapë mbetet familja.

Ndërsa ai thekson edhe qëllimin e vetëm që Dukesha e ardhshme ka e që është të portretizojë veten në mënyrë krejt false, si princesha Diana e re. “Ajo po luan rolin e saj më të madh të jetës, atë të Dianës. Dianën e adhuronin në të gjithë botën dhe për arsyet e duhura por Meghan nuk është Diana” përfundon letra.

Dasma e madhe mbretërorë do të zhvillohet me 19 maj dhe konsiderohet të jetë një nga ceremonitë më madhështore këtë vit./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme