Vëllai i Afërdita Dreshajt i jep fund beqarisë mes të Amerikës

11:59 | 26 Maj 2019
L G

Një vit më parë, këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo dhe sportisti i njohur Jakub Kindl u martuan në një ceremoni në Miami.

Ndërkohë, një vit pas dasmës ajo ka martuar ditën e djeshme vëllain e saj. Afërdita ka publikuar në Instagram disa foto të shkëputura nga ceremonia e martesës së vëllait të saj duke treguar që është shumë e lumtur për të.

“Vëllai im u martua! Urime për vëllanë tim dhe motrën time të re!”, ka shkruar modelja në njërën nga postimet e saj. Ndërkohë që në postime të tjera ka treguar se të gjithë bashkë kanë festuar si fillim në një autobus me muzikë shqiptare dhe më pas kanë shkuar në lokalin e dasmës ku nuk kanë munguar vallet dhe muzika popullore./Xing.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme