Pavarësisht se ajo nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e lënë nga Hugh Hefner, përshkak të marrëveshjes paramartesore që vejusha 31-vjeçare pati firmosur, ajo do të përfitojë nga vdekja e themeluesit të “Play Boy” 5 milionë dollarë kesh dhe një vilë me vlerë 7 milionë dollarë.
Crystal Harris, e përfiton këtë të drejtë pikërisht nga marrëveshja paramartesore, e cila e përjashtonte nga çdo pasuri tjetër e Hugh Hefner, por nuk e linte atë “dorëthatë”.
Pasuria që Hefner la pas, i kalon 150 milionë dollarë në llogaritë bankare, 100 prej të cilave ai i përfitoi nga shitja e vilës së famshme të Play Boy-t, pa llogaritur këtu edhe asete të ndryshme ku ai pati investuar.
Por nga këto shuma, bashkëshortja e tij 31-vjeçare nuk do të mund të përfitojë asgjë dhe trashëgimtarët e ligjshëm janë vetëm fëmijët e Hugh Hefner.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...