Vejusha e këngëtarit padit mjekun për vdekjen e bashkëshortit

18:22 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

E veja e të ndjerit Chris Cornell, Vicky ka vendosur të ngre padi kundër mjekut që ka përshkruar ilaçe për burrin e saj.

Chris ishte i njohur si këngëtari dhe kitaristi i grupit “Soundgarden” dhe “Audioslave” dhe tifozët e tij ishin të shokuar kur në prill 2017, në një dhomë hoteli kreu vetëvrasje.

Ai vuante nga depresioni dhe gruaja e tij pretendon se mjeku që i përshkruante barnat me recetë për Chris dinte për problemet e tij.

“Megjithëse Dr. Koblin e dinte se Chris ishte i prirë për sëmundje të varësisë, ai nuk bëri asnjë hap për ta mbrojtur atë. Ai nuk e paralajmëroi për rreziqet duke marrë barna të tilla. Ai autorizoi një sekretar në zyrën e tij, i cili nuk ishte një person i trajnuar mjekësor, për të përshkruar ilaçe”, tha Vicky.

Ajo theksoi se Dr. Koblin një periudhë prej dy vjetësh i përshkroi Cornell madje 940 doza lorazepam dhe një sasi të caktuar të oxycodone, e cila sipas saj, mund të kishte çuar Chris drejt vdekjes, transmeton KosovaPress.

Cornell gjatë karrierës shiti mbi 15 albume, dhe me grupin “Soundgarden” ai krijoi “katërshen” e famshme të bendit nga Seattle të cilët konsiderohen ideatorët e “Grunge”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme