Vedat Bajrami “niset” deri te ‘Molla e Kuqe’ me Policinë e Kosovës

09:40 | 4 Mars 2022
S D

Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka prezantuar për publikun skeçin e tij më të ri humoristik.

Ditë pasi bëri bujë me skeçin me titull “T’fala nga Haga”, ku mori reagime nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Bajrami ka sjell përmes një video një tjetër ironi.

Në videon e re humoristike, ai vjen në rolin e ‘Komandant Gipës’, duke ironizuar me Policinë e Kosovës, kinse ndodhet në veri të vendit.

Ironia e tij fokusohet në mënyrën se si trajtohen policët e Kosovës.

Sigurisht që pjesë e skeçit janë edhe ironia me shujtat, të cilat kanë qenë një temë debati javë më parë në mediat vendore.

Humoristi Bajrami ka qenë shumë herë i përfolur për skeçet e tij humoristike – e njëjta edhe kur ishte pjesë e grupit “Stupcat”.

>

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme