Pasditen e djeshme 11 veta humbën jetën pas rrëzimit të një avioni privat, në të cilin po udhëtonin 8 shoqe të ngushta, (dhe tre anëtarë të ekuipazhit), pasi kishin festuar një ditë më parë në Dubai festën e beqarisë së vajzën së një prej biznesmenëve më të pasur të Turqisë.
Mina Basaran dhe 7 mikeshat e saj të ngushta 4 ditë më parë kishte udhëtuar për në Dubai, ku kishin organizuar festën e beqarisë së saj, por për fat të keq ato humbën jetën pasi avioni me të cilin po udhëtonin për kthimin në Turqi, u rrëzua.
Në profilin e saj të Instagramit ajo kishte bërë disa postime, ku shihej e lumtur me mikeshat e saj duke festuar, ndërsa një natë para se të nisej për në Turqi, kishin marrë pjesë në koncertin e Rita Orës që po mbahej në Dubai./Panorama/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...