Vdes në moshën 30-vjeçare aktori i “Twilight”

09:40 | 19 Maj 2020
A. B.

Aktori i njohur në filmin “Twilight”, Gregory Tyree Boyce ka vdekur në moshën 30-vjeçare.

Zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut Clark në Las Vegas konfirmoi të hënën se Boyce dhe Natalie Adepoju, e dashura e tij, të dy kishin ndërruar jetë më 13 maj, shkruan Fox News.transmeton portali arbresh.info

Nuk u dhanë arsye të vdekjes, pasi të dy rastet janë ende në pritje të dajles së raportit të plotë mjekësor.

Një burim i tha E! News që dyshja u gjetën nga kushëriri i Boyce në shtëpinë e tyre në Las Vegas pasi ai vuri re që ata nuk ishin larguar për në Los Angeles ashtu siç po planifikonin të bënin.

“Kushëriri i Gregut u zgjua dhe vuri re që makina e Greg ishte ende në shtëpi. Ai ishte i shqetësuar sepse Greg kishte për të qenë në Los Angeles. Kushëriri i tij shkoi ta kontrollonte dhe i gjeti”, tha burimi për E!News.

Burimi sqaroi se Boyce jetonte në Las Vegas për të ndihmuar nënën e tij dhe ‘do të udhëtonte për në LA për punë aktrimi dhe të shihte vajzën e tij’, e cila sipas burimit është 10-vjeçe. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme