Google ADS

Vdes në moshën 26 vjeçare ish-i dashuri i Ariana Grandes

22:57 | 7 Shtator 2018
A. B.

Ish i dashuri i Ariana Grandes, Mac Miller u gjend i pa shenja jete sot në moshën 26 vjeçare.

Trupi i pajetë i repperit u gjet në shtëpinë e tij në luginën San Fernandos jashtë Los Angeles, në mesditën e së premtes, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info.

Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje, sipas një raporti të TMZ.

Besohet se si shkak i vdekjës së tij ishte mbidoza.

Milleri, emri i vërtetë, Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me këngëtaren Ariana Grande, i cili përfundoi marrëdhënien dy vjeçare me këngëtarën në muajin maj.

Pas ndarjes së tyre, ai luftoi me qetësi, dhe muajin e kaluar u akuzua dy herë zyrtarisht  se kishte vozitur në ndikim të drogave dhe alkoolit.

Akuzat e BDI-së kanë të bëjnë me një incident menjëherë pas ndarjes së çiftit. Miller ishte në ndikim të alkoolit sipas limitit ligjor kur u arrestua për një aksident me makinë dhe u arratis nga skena e këtij  aksidenti në Los Angeles në maj të këtij viti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme