Top modele dhe muza e Alexander McQueen, ylli i shfaqjes ‘reality’ angleze “Annabelle Neilson” dhe shoqja e ngushtë e Kate Moss.
Annabelle Neilson u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër. Nuk ka ende informacione për shkakun e vdekjes, edhe pse policia ka përjashtuar menjëherë versionin e vetëvrasjes.
Modelja ishte 49 vjeç. “Për gjithmonë, u prefsh në paqe!” Me këto fjalë dhe një foto të të dyjave së bashku, Kate Moss ka dashur t’i japë lamtumirën shoqes së saj më të mirë në Instagram.
Annabelle asnjëherë nuk e ka fshehur të shkuarën e saj të vështirë.
Në fëmijëri vuante nga Disleksia, një lloj sëmundjeje që të krijon vështirësi në të mësuarin e gjërave.
Në moshën 16 vjeçare, gjatë një udhëtimi në Australi ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm që e detyroi t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike. “Isha shumë në depresion. Droga për mua ishte një mënyrë për të më larguar nga realiteti. Në një farë mënyre, mund të them se heroina më shpëtoi, ndryshe do të isha vetëvrarë”, kanë qenë fjalët e hershme të modeles.
Në moshën 22 vjeçare ajo bëhet muza e stilistit të famshëm McQueen dhe nis karrierën e saj në botën e modës.
Në vitin 1994 martohet me Nathaniel, i biri i bannkierit Jacob Rothschild, nga i cili divorcohet tre vite më vonë, duke përfituar miliona, ndaj tërhiqet nga sfilatat dhe ftohej shpesh në televizione.
Deri në fundin tragjik të saj.
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...