Modelja Joselyn Cano, e cilësuar se Kim Kardashian meksikan ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare pas një ndërhyrjeje në të pasme në Kolumbi. Lajmi për vdekjen e saj u bë me dije nga blogerja Lira Mercer.
“Joselyn Cano vdiq në Kolumbi duke u operuar. Kjo është e tmerrshme,” shkroi ajo. Cano kishte udhëtuar drejt Kolumbisë për të kryer këtë ndërhyrje, ku edhe ka ndërruar jetë gjatë operacionit të ndërlikuar.
Procedura që Joselyn iu nënshtrua konsiderohet e rrezikshme, me një vdekje pas çdo 500 operacionesh, siç raportohet nga “USA Today”. Ndërlikimet ndodhin kur yndyra injektohet aksidentalisht në venën e një pacienti dhe hyn në qarkullimin e gjakut, duke formuar mpiksje./lajmiifundit/
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës