Vdes këngëtari francez Christophe, dyshohet se kishte koronavirus

21:27 | 17 Prill 2020
A. B.

Christophe, pop-ylli francez ka vdekur në moshën 74 vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e mushkërive.

Fillimisht ai ishte dërguar më 26 mars të këtij viti në një spital në Paris të Francës, me kalimin e kohës u transferua në qytetin e Brest, shkruan Mirror transmeton portali arbresh.info

Lajmin për vdekjen e ka dhënë familja e tij që shprehu dhimbjen për humbjen e personit më të afërt të tyre.

“Christophe u largua. Me gjithë përkushtimin e pafund të ekipeve mjekësore, forcat e tij e braktisën atë. Sot, fjalët nuk kanë kuptim…”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gazeta lokale franceze Le Parisien raportoi se këngëtari kishte testuar pozitive për coronavirus pasi shkoi në spital me 29 mars. Ende nuk është konfirmuar apo mohuar nga përfaqësuesi i tij nëse ylli e kishte kontraktuar virusin vdekjeprurës.

Kujojmë se, 74-vjeçari arriti famën e tij në vitet e gjashtëdhjeta përmes baladës “Aline”, ndërsa albumi i tij i fundit “Les Vestiges du Chaos” u realizua në vitin 2016. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme