Google ADS

Vdes aktorja e njohur, Shirine Morina

12:43 | 14 Prill 2024
E.H

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se Morina la pas një trashëgimi të çmuar.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, shkroi Bajqinovci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme