Google ADS

Vdes aktorja e njohur e filmit “E Bukura dhe Bisha”

23:46 | 11 Tetor 2022
K.B

Dame Angela Lansbury, e cila luajti në shfaqjen televizive Murder, She Wrote dhe filmin Beauty and the Beast, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë familja e aktores përmes një deklaratë, ku thuhet:

“Fëmijët e Dame Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre vdiq në mënyrë paqësore në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:30 të mëngjesit sot, e martë, 11 tetor 2022, vetëm pesë ditë larg nga ditëlindja e saj e 97-t”.

Lansbury u nominua për tre Oscar dhe mori një çmim nderi në vitin 2013. Ajo ishte gjithashtu e njohur për rolet e saj në Bedknobs dhe Broomsticks dhe për zërin e zonjës Potts në Beauty and the Beast. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme