Vdes aktori i njohur ‘Batman’

08:53 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Aktori i njohur Adam West i cili njihet për rolin e ‘Batman’, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Ylli televiziv i viteve 1960, vdiq të premtën pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e leukemisë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Lajmin për vdekjen e Adam West e bëri të ditur familja e tij, të cilët njoftuan se për shkak të sëmundjes nga e cila ka vuajtur, aktori ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare.

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori i njohur Adam West, i cili u bë i njohur në rolin e “Batman”.

Ai njihet për një sërë rolesh, por ai që e veçon është roli i super-heroit Batman, po ashtu ai ishte personazh kryesor në shumë filma kundër kriminalitetit, etj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme