Rep artisti Mozzik ka paraqitur një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e dajës së tij, Burim Hetemi, i cili ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku edhe dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu ka bërë të ditur se ai bashkë me familjen e tij do të kërkojnë drejtësi nga institucionet e rendit në Republikën e Kosovës për ta zbardhur rastin e vdekjes së dajës së tij.
Avokati, Arianit Koci është i përzgjedhuri i familjes për ta zbardhur rastin në fjalë.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Mozzik.
“Vdekje në duar të shtetit!
Me datë 13 të këtij muaji rreth orës 12:40, daja im Burim Hetemi – tashmë i ndjerë, në dhomat e qendrës së paraburgimit të Gjilanit, gjeti vdekjen. Rasti tashmë po dyshohet si vetëvrasje.
Arsyeja pse i ndjeri ndodhej në këtë qendër ishte “Dhuna në familje”, e si shkak i veprimit të tillë, kanë qenë problemet e gjendjes mendore me të cilat është ballafaquar – për çfarë është trajtuar në institucionin përkatës të shëndetit mendorë. I ndjeri ka qenë gjithashtu i varur nga substancat narkotike (heroinë) shumë vite më parë dhe ka qenë në trajtim të vazhdueshëm psiko-terapeutik.
Të gjithë këto fakte qenë të njohura për institucionet e shtetit me rastin e mbylljes së tij në paraburgim, ndërsa për familjen ngritën shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë një akt i tillë në duar të shtetit?!
Si është e mundur të lihet ashtu krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin mirëfilli dihet gjendja mendore e tij?Si është e mundur të lihet vetëm një person për të cilin organet e Policisë kanë pasur në posedim të gjithë dokumentacionin përkatës të trajtimit të tij mendor?Me çfarë mjeti ka kryer vetëvrasjen dhe pse nuk janë marrë masat preventive për t’i pamundësuar një veprim të tillë?Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit?Edhe sa raste të pakujdesisë e neglizhencës së shtetit për shkak të të cilave humbin jetë duket të ndodhin që të mbushemi mend?
Për zgjidhjen e të gjithë këtyre dilemave që kemi si familje dhe në mënyrë që rasti të merr epilogun e merituar, ashtu që të mos përsëritet në të ardhmen – ne do të angazhojmë zyrën e avokatëve Koci & Vokshi, që të bëjë përfaqësimin ligjor të familjes tonë lidhur me rastin.
U prehsh në paqe i dashur Dajë, e unë të premtoj se do të luftoj që rastet si ky i yti të mos përsëriten më”, ka shkruar ai në Facebook.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...