Vdekja e nënës së Jimmy Fallon, anulohet “Tonight Show”

23:46 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shfaqja e Jimmy Fallon “Tonight Show” do të anulohet për këtë javë për shkak të vdekjes së nënës së tij Gloria, gjatë fundjavës.

NBC tha për Just Jared në një deklaratë: “Në emër të të gjithëve në NBC, ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella Jimmyt dhe gjithë familjes së tij në këtë kohë të vështirë. Zemrat tona janë me Jimmy dhe të gjithë të tjerët. Tonight Show është anuluar”, transmeton Klan Kosova.

Nëna e Jimmyt vdiq në mënyrë paqësore këtë fundjavë e rrethuar nga familja e saj në një spital në New York.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme