Demet Ozdemir dhe Can Yaman u vlerësuan me çmimin “Aktorët më të mirë” në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Turqi, organizuar nga “Quality Odulleri”.
Çmimi që dy aktorët e “Një puthje në errësirë” fituan është mjaft i rëndësishëm duke qenë se vlerësimi bazohet në cilësinë e interpretimit.
Dy aktorët rrëmbyen të gjithë vëmendjen e këtij eventi. Edhe reagimi i fansave ishte shumë pozitiv dhe kjo gjë u shfaq në postimet e tyre në rrjete sociale, në mbështetje të Can dhe Demet.
Kjo e fundit u shfaq në event me një veshje e gjitha në rozë, e cila i shkonte pa masë asaj.
Can dhe Demet janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, edhe pse përpiqen që këtë gjë ta mbajnë sa më larg mediave.
“Partizani”, Berisha nuk shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në Gj...
Shtyhet për një orë seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bed...
Ukraina rrëzon dhjetëra dronë të Rusisë
Presidenca dhuron pako onkologjike për gratë e prekura nga k...
“Zgjedhje për strukturat drejtuese”, Rrjeti i Bi...
Kurti viziton sot DOKU.TECH