Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Adelina Ismailit në emisionin e saj, që këngëtari Arif Vladi të reagojë në rrjete sociale.
Ka të bëjë me pagesën e tij për këngën “Marshi i UÇK-së”, për të cilën Ismaili pretendon se ai ka marrë para.
Sidoqoftë këtyre, reagimet për njëri tjetrin nuk kanë mbaruar, pasi artistja e njohur ka publikuar një emër, i cili thuhet se ka paguar Vladin.
“Falënderoj furnizuesin kryesor të logjistikës së UÇK-së, Refik Hamiti, që bëri të ditur publikisht se sa është paguar Arif Vladi për këngën e tij ‘humanitare’”, është shprehur ajo në rrjetin social Instagram.
Një postim i tillë ka mbërritur edhe tek Vladi, i cili në Facebook ka ndarë një imazh të vilës së tij në Tiranë gjatë vitit 1986.
“Atëherë nuk kishin lindur këngët e luftës. Në vitin 1984 jam kthyer nga Amerika me 110 mijë dollarë. Ju thoni që ia kam kërkuar 500 dollarë dhe më kanë dhënë 1000” u shpreh ai.
Mes tjerash artisti shtoi: Unë jam artist dhe jetoj nga ky profesion. Parja nuk më tundon. Kam ditë të ndajë kombin, familjen dhe sedrën nga parajsa”.
I njëjti gjatë ditës së djeshme (e hënë) kishte akuzuar Ismailin për shpifje, ndërsa do ta dërgonte në gjyq nëse nuk publikon paguesin për këngën e tij.
Gjeneza e gjithë kësaj përplasje filloi në një intervistë mes Fatmir Limaj dhe Adelinës, ku kjo e fundit tha se Arif Vladi mori para për “Marshi i UÇK-së”. /Telegrafi/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...