Është përcjellë për në banesën e fundit kantautori Françesk Radi, Celentano i muzikës shqiptare, i cili ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Familjarë, miq e shokë nga bota e muzikës, por edhe personalitete të politikës kryen homazhe paraditen e së martës në hollin e Radio Televizionit Shqiptar.
Franko, siç e thërriste bashkëshortja, kolegët e të afërmit, është larguar vetëm fizikisht, pasi kujtimi dhe këngët që ai la pas do të mbeten të përjetshme.
“U dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij. Mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet”, u shpreh e përlotur bashkëshortja e tij, Tefta Radi.
“Kam momente shumë të bukura dhe ai më ka lënë kujtimin tim më të bukur, këngën “Telefonatë Zemrash”, kujtimi që kemi pasur në skenë bashkë. Është një nga njerëzit e rrallë që kam takuar e që do më mungojë çdo kafe e çdo kritikë e tij”, tha këngëtarja Mariza Ikonomi.
“Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, një njeri i shkëlyqer. E kisha shumë mik dhe kam bërë shumë koncerte me të. Ishte një vdekje e parakohshme. Ai ishte një talent i rrallë, një kantautor, kompozitor, i vetmi në stilin e tij”, u shpreh këngëtari Bujar Qamili, shkruan TCH.
Radi ndoqi studimet në Liceun Artistik e më pas Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai së bashku me kitarën e tij të pandashme u angazhuan për një kohë të gjatë në Estradën e Shtetit, ndërsa në vitin 1992 u bë pjesë e Radio Tirana si instrumentist, duke kompozuar dhe intepretuar këngë në festivale të ndryshme.
Për publikun do të mbeten të paharruara këngët e tij si: “Adresa”, “Biçikleta”, “Rroku i Burgut”, “Humba Pranverën”, e të tjera kompozime të tij, pasuri të fondit muzikor shqiptar.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...