Demi Lovato ka hapur zemrën së fundmi dhe ka folur për rrugëtimin e saj të rikuperimit ndaj substancave.
Këngëtarja 29-vjeçare foli për albumin HOLY FVCK, që do të publikohet në gusht.
“Kisha njerëz rreth meje që donin që unë të isha esëll. Dhe nuk mendoj se e doja këtë gjë”, tha Lovato, e cila së fundmi publikoi këngën e re “Substance”. “Unë provova vetëm të pi duhan, u përpoqa ta bëja këtë, i bëra të gjitha vetëm për të arritur në një zgjidhje.”
Këngëtarja e hitit “Cool for the Summer” ka qenë prej kohësh e hapur për luftën me varësinë, duke përfshirë efektet e vazhdueshme të një mbidoze në korrik 2018.
Më herët në një intervistë, Lovato, e cila do të festojë 30-vjetorin muajin e ardhshëm, ka reflektuar gjithashtu për fillimin e një faze tjetër të jetës, transmeton lapsi.
“Unë gati jam 30 vjeç dhe tashmë jam në një fazë të jetës që më duhet të reflektojë dhe t’i bëj gjërat ashtu sic duhet të jenë”, tha këngëtarja e “Sorry Not Sorry”.
Mirëpo, ajo theksoi se është e emocionuar që do të zhvillojnë një tur koncertesh.
“Ne po punojmë shumë për të ofruar një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë fansat e mi dhe mezi pres t’i shoh ata personalisht për të festuar këtë muzikë të re”, tha ajo.
Demi Lovato është një aktore dhe këngëtare mjaft e spikatur dhe mjaft aktive që nga fëmijëria e saj.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...