Aktorja Vanessa Hudgens kohëve të fundit po eksperimenton me dukjen e saj.
Vanessa Hudgens ka pozuar për ballinën e revistës “Women’s Health”, ku shihet se ka humbur peshë dhe duket shumë bukur.
Kanë kaluar mjaft kohë që nga krijimi i serialit “High School Musical”, në të cilin aktorja Vanessa Hudgens është shndërruar në super yll. Që nga atëherë ajo ka luajtur në mjaft filma dhe seriale por nga të gjithë është e njohur për rolin që e ka pasur në “ High School Musical”.
Vanessa Hudgens kohëve të fundit po eksperimenton mjaft shumë me dukjen e saj, si me modelin e flokëve ashtu edhe me stilin. Por , ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje këto ditë është forma më e ushtruar e trupit, për të cilin aktorja është duke u përkujdesur shumë.
Aktorja 28 vjeçare ka realizuar një fotosesion për ballinën e revistës “Women’s Health”, në të cilën është dukur e mrekullueshme dhe ka rrëfyer se si i ka ndihmuar plani i ushqimit si dhe dieta në mbajtjen e peshës.
Ajo ka treguar se ka ngrënë çdo ditë avokado, duke thënë se organizmit i nevojiten yndyrat.
Sipas saj yndyrat natyrale janë burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve dhe i japin trupit shumë energji.
Ndërsa prej ushtrimeve ka thënë se më shumë i pëlqen çiklizmi, joga të cilat gjithashtu kanë kontribuar në dukjen e saj të re.
Pas problemeve që ka pasur Vanessa Hudgens ka treguar se po ndihet shumë më mirë me formën e saj të re e cila vërehet edhe në fotografi.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet