Google ADS

Valza Zhegrova përfundon karrierën në muzikë

19:09 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Valza la një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Valza Zhegrova ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me “Mixey Music” dhe se ka përfunduar karrierën në muzikë.

Ajo e bëri të ditur këtë gjë përmes një postimi në Instagram, teksa njoftoi se tani do t’i vazhdojë studimet në Belgjikë.

“Me te dashurit,

perkrahesit e muzikes time,

Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh.

https://www.instagram.com/p/CE7CT32HRLA/?utm_source=ig_embed

Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike.

Besoj dhe shpresoj qe do ju kem perkrah gjithmone.

Me dashuri e juaja,

Valza”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se vendimi i Valzës vjen vetëm dy ditë pasi publikoi projektin e ri me  titull “Ai”. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme