Më datë 11 korrik, futbollisti i njohur shqiptar, Valon Behrami, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me skiatoren e njohur, Lara Gut.
Çifti u martuan në një ndejë private, me jo shumë të ftuar, ndërsa lajmin e dhanë përmes rrjeteve sociale.
https://instagram.com/p/BlIH9-EnKNd/?utm_source=ig_embed
Pak javë pasi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, çifti kanë vendosur që të nisen për në muajin e mjaltit.
Ka qenë vet Valoni ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq Laran pranë një pishine, teksa e shoqëron imazhin me një emoji të nuses.
Ata nuk kanë bërë të ditur destinacionin ku po kalojnë pushimet, megjithatë duket se po kalojnë çaste të ëmbla pranë njëri-tjetrit.
Valon Behrami ishte njëri prej futbollistëve shqiptarë, i cili ishte pjesë Kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror 2018. /Arbresh.info/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen