Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme.
Kështu është njoftuar nga një zarf që ‘Vëllai i Madh’ ua dërgoi banorëve, të cilin ishte duke e lexuar Luiz Ejlli.
Arsyeja e daljes së Bonës kishte të bënte me një familjar të sajin që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar që të fitojë më i miri. Ju dua shumë të gjithëve”.
Këngëtarja e njohur ndërkohë kërkoi disa herë të dilte nga shtëpia për shkak të trysnisë dhe presionit psikologjik.
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Dita e “El Clasicos”
Vrasjet e plagosjet aksidentale nga policët/ “6 muajt e parë...
Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas
Aksident i rëndë në Lushnje, këmbësori goditet për vdekje
Grafitet fyese kundër Fadil Gecit, policia duke e hetuar ras...