“Vajzat e Kosovës janë të mira deri sa hapin gojën”, Nita reagon pas deklaratës së Bledi Manes

23:10 | 7 Maj 2023
E.H

Nita Latifi ka folur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, teksa ka komentuar dhe një deklaratë të bujshme të Bledi Manes për vajzat e Kosovës.

Nita e ftuar në emisionin “E Diell”, është shprehur se është tepër e zhgënjyer nga Bledi.

Ajo ka treguar se nuk ja kishte idenë se kush ishte Bledi deri kur e takoi në BBVIP dhe se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

“Se kam dit që i ka sharë femrat e Kosovës. Unë nuk e njihja atë më parë. Bledi, ah more Bled. Unë nuk e dija çka thënë më parë, kush ishte. Pëlqimin për mua e kishte në kuadër të lojës. U afrua për muhabet, qasje për romancë. U zhgënjeva prej tij, për faktin që kishte dalë jashtë dhe kishte thënë po të pres. Ne nuk jemi asgjë. Në dasmë zgjodha dikë që kisha të afërt aty brenda po kaq. Po ta dija që i kishte sharë çikat e Kosovës.”- tha Nita.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme