Vajza e Trumpit: Nuk kam hipur kurrë në autobus, shkoja në shkollë me limuzinë

08:20 | 4 Korrik 2019
A. B.

Ivanka Trump habiti me deklaratën e saj para gazetarëve duke thënë: Unë kurrë në jetën time nuk kam hipur në autobus.

Trump tha se ishte e gatshme për polemika, por pohoi: “Ideja për të hyrë në autobus, ku ka shumë njerëz të tjerë dhe nuk e ke idenë se kush janë ata apo çfarë ata mund të hanë, është kundër çdo gjëje”.

Ajo tha se nuk kishte asnjë ide se pse njerëzit do të merrnin një autobus kur ata mund të “merrnin vetëm një Uber (kompani në Amerikë)”, por ishte e shpejtë për të sqaruar se: “Asnjëherë nuk kam marrë as edhe një Uber”.

Ndërsa fliste për mënyra të ndryshme të transportit, Trump u pa e emocionuar. “Në vitet tetëdhjetë, një vajzë e vogël në Manhatan shkonte me limuzinë në shkollën fillore, çdo mëngjes,” tha ajo. “Ajo vajzë e vogël isha unë.”, përfundoi Ivanka Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme