Vajza e Mozzik dhe Loredanas vallëzon nën ritmet e valles së Rugovës

15:32 | 14 Korrik 2020
A. B.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi ka qenë ndër emrat më të komentuar për shumë arsye.

E jeta e saj private është edhe sot e komentuar për shkak të ndarjes së Mozzik, si dhe për shkak të famës së saj brenda e jashtë kufijve, shkruan portali arbresh.info

Pavarësisht këtyre, rep-artistja po e shijon çdo moment me dhuratën më të shtrenjtë, vajzën e saj Hanën.

Këtë e ka bërë edhe së fundi në pushimet e saj luksoze në Barcelonë, ku ka publikuar një video të vajzës teksa vallëzon nën ritmet e vallës së Rugovës.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Loredana është bashkëpunimi me reperët e njohur gjermanë KC Rebell dhe Summer Cem, në një këngë të titulluar “Geh dein weg”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme