Vajza e Michael Jackson, Paris, kontratë me agjensinë e modeleve më të famshme

10:42 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

E ardhmja po shfaqet e ndritshme për Paris Jackson. 18- vjeçarja ka vënë firmën e saj të parë në modelim me “IMG Models”, të njëjtën agjensi që përfaqëson yje si Kate Moss dhe Karlie Kloss.

Paris e dha lajmin në Instagram të enjten duke publikuar një fotografi profesionale nga xhirimet e kohëve të fundit.

“Falemnderit “IMG Models” ndihem me shumë fat dhe e bekuar”, thotë ajo në diçiturën e fotos ku shfaqet aq joshëse.

Adoleshentja i bashkohet kështu radhës së modeleve të famshme në agjensi, përfshirë Gisele Bundchen, Hailey Baldwin dhe motrat Gigi e Bella dhe Anwar Hadid.

screenshot_21488619093

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme