Vajza e Michael Jackson: Babain e vranë

07:31 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në intervistën e fundit në “Rolling Stone” i ka shokuar të gjithë deklarata e fundit e Paris Jackson, vajza e Michael Jakson. Ajo ka thënë se babanë e saj e futën në kurth dhe e vranë.

“Ai shpeshherë jepte detaje që të linin të kuptoje se dikush i ishte vënë pas. Një herë madje tha: ‘Ata do të më vrasin një ditë”,- u shpreh Jackson, e cila ishte vetëm 11-vjeç kur i ati vdiq si pasojë e një përzierjeje medikamentesh të dhëna me recetë nga doktori i tij.

Gjithashtu Paris ka treguar edhe dramën më të madhe të jetës së saj. Një burrë i panjohur shumë më i madh në moshë e ka përdhunuar në moshën 14 vjeçare. Kjo ngjarje ishte shumë e rëndë sa e zhyti në depresion dhe e çoi drejt tentativave për vetëvrasje dhe drogës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme