Blue Ivy Carter, vajza e dyshes së famshme, Beyonce dhe Jay Z, iu bashkua prindërve në ankandin “Wearable Art Gala 2022”.
Në evenimentin e mbajtur në Santa Monica për të mbledhur para për Qendrën e Teatrit ËACO të Tina Knowles dhe bashkëshortit Richard Lawson, Blue Ivy u shfaq me një palë vathësh me diamante vlera e të cilëve kalonte shifrën prej 80 mijë dollarësh amerikanë.
Vathët që më parë ishin veshur nga vetë Tina dhe Beyonce, Blue arriti t’i shiste për një qind e pesë mijë dollarë, shkruan Page Six.
Ishte themeluesja e “Mielle Organics”, Monique Rodriguez ajo që bleu vathët e 10 vjeçës duke kontribuar kështu në kauzën e ngritur.
Në këtë ngjarje, Blue u paraqit me një kostum blu të ndezur dhe syze dielli të zeza, ndërsa mamaja e saj superylli, 41 vjeçe kishte veshur një fustan Gucci me plot elegancë shoqëruar me doreza rozë deri në bërryl.
Babai Jay-Z, 52 vjeç, i kishte qëndruar besnik stilit të tij të veshjes me kostum të zi dhe këmishë të bardhë.
Yje të tjerë të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Lupita Nyong’o, Tyler Perry, Kelly Rowland, Angela Bassett, Issa Rae, Chloe x Halle dhe Keke Palmer./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...