Vajza e Beyonce dhe Jay-Z e ‘turpëruar’ nga imazhet në shtrat të prindërve të saj

23:05 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Të gjithë ndonjëherë jemi turpëruar nga ndonjë veprim i prindërve dhe kjo ndodh edhe nëse prindërit e tu janë Beyonce dhe Jay-Z.

Çifti i njohur kanë filluar turneun botëror “ On The Run II”, këtë muaj ata përveç që bënë shfaqjeve të përbashkëta epike, gjithashtu ofruan një paraqitje të shkurtër intime nga jeta e tyre përmes videove.

Këto video përfshin dy filma artistikë dhe video nga shtëpia e familjes Carter me fëmijët e tyre.

Ndërsa tifozët anembanë botës padyshim ishin të entuziazmuar për të parë pamjet e pamatura, por një anëtar i publikut nuk e kishte të njëjtën ndjen, e ajo ishte vajza e tyre, Blue Ivy Carter.

Video e Blue duke shikuar prindërit e saj në skenë është bërë viral pasi adhurues nga audienca kapën gjashtë vjeçaren duke mbuluar sytë dhe duke bërë fytyra qesharake gjatë gjithë koncertit. Është e paqartë se cilën video Blue ishte duke shikuar, por disa tifozë sugjeruan se Carters ishin lakuriq ose në shtrat gjatë filmimit.

Për fat të mirë, Blue nuk e kaloj tërë shfaqjen e fshehur nga siklet. Ajo është parë gjithashtu duke kënduar së bashku dhe duke kopjuar lëvizjet e vallëzimit të nënës së saj gjatë gjithë pjesës tjetër të koncertit./Arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=DNj-aX65Ufc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme