Çifti më i diskutuar në estradën shqiptare është padyshim Genta Ismajli dhe Huseyin Usta.
Dyshja që kur bënë të ditur lidhjen, po shijojnë udhëtimet dhe kohën së bashku në vende nga më të ndryshmet, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi,Usta ka publikuar një fotografi të bukuroshes Ismajli në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim të veçantë.
“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”, ka shkruar Huseyin në InstaStory.
Kujtojmë që çifti muaj më parë ka njoftuar se vitin e ardhshëm planifikojnë të bëjnë dasmën e tyre. /arbresh.info/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...