Urimi i Princ Lekës dhe Princeshë Elias për festat e fundvitit

01:55 | 24 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Teksa duhen edhe pak ditë për ndërrimin e viteve njerëzit kanë nisur përgatitjet për pritjen e vitit që po vjen.

Princ Leka dhe Princeshë Elia kanë zgjedhur një urim të veçantë për të uruar të gjithë shqiptarët.

Nëpërmjet një urimi në rrjetet sociale ata shkruajnë se “kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur”.

Urimi i Princ Lekës dhe Princeshë Elias:

“Elia dhe unë ju urojmë Gezuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falenderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar. Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vemendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar…Kjo është koha për tu ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë! Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe dëbora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gezuar Krishtlindjen!  Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme