Që kur u mësua që Rita Ora kishte ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në dasmën e kushërirës së saj, Amantina, u zgjua një interes i jashtëzakonshëm për këtë festë.
Eventi u kthye në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë të pranishmit, por prania e Orës e bëri atë një ngjarje edhe për publikun e gjerë. Megjithatë, ne ende nuk kemi parë një nga çastet kulmore, urimin që Rita, së bashku me të motrën, Elenën i bënë kushërirës së tyre, Amantina.
Fillimisht Rita përshëndeti në shqip e më pas vazhdoi në anglisht sepse kishte drojë.”Surprizë e madhe që më vjen mua mare, eh?!”, tha ajo duke vijuar më pas të falënderonte çiftin që i kishin ftuar në atë festë të bukur dhe që, edhe pse është shumë e zonja me të folurin në publik, për herë të parë në jetë, ishte pa fjalë nga emocionet.
“Më falni që nuk po kuptoni”, iu drejtua në shqip të gjithë atyre që mund të mos kuptonin anglisht dhe të ftuarit filluan ta duartrokisnin. Është më se e kuptueshme, kishin një këngëtare si Rita Ora aty!
Më pas foli edhe Elena dhe mikrofoni i kaloi sërish Ritës që, meqë kishte ngelur pa fjalë, ia shprehu dashurinë kushërirës me mënyrën ku është edhe më e zonja. Këndoi një pjesë nga “I will always love you” të përshtatur në “We will always love you”.
Ky ishte çasti i përsosur që të ftuarit të duartrokisnin fort, pasi kishin fshirë pak cepin e syrit!
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person