Reperi, Gold Ag njihet për një stil ndryshe të të bërit rep, duke prekur kështu tema nga më të ndryshmet.
Shumë herë, reperi ka publikuar imazhe bashkë me nënën e saj, për të cilën ka dashuri të pakusht, shkruan arbresh.info
Me rastin e ditëlindjes së saj, edhe pse Goldi rastisi të jetë larg saj, ai e uroi nënën me fjalë tejet emocionuese.
Postimi i plotë i Gold Ag:
“Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë
Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë
E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë
Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë
Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë
Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë
Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve
Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve
E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj
Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj
E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe
Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.
T’paqa edhe shumë vite nanë”.
I njëjti u martua rreth një vit me parë me partneren e tij, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën.
Çifti po në atë vit mirëpritën fëmijën e parë, djalin që e pagëzuan me emrin Gueril. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...