“Urime ditëlindjen TY melodi e pa mbarim”, Sabri Fejzullahu me dedikim për gruan

10:14 | 12 Maj 2022
A. B.

Sot feston ditëlindjen gruaja e këngëtarit Sabri Fejzullahu, Nera.

Kjo e fundit është një nga personat më të rëndësishëm e më të dashur të artistit shqiptar, me të cilën e ka kaluar një pjesë të madhe të jetës, shkruan arbresh.info

Për ditëlindje, ikona e muzikës shqipe ka ndarë një imazh të partneres dhe ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të uruar.

“Dashninë, respektin, kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime.


Shumë të kam dashtë, shume të du, e kam me t’dashtë përjetësisht se te kam gravuar në zemër. Urime ditëlindjen TY melodi e pa mbarim”, shkroi krahas imazhit.

Çifti kanë së bashku dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën, gjersa këngëtari ka edhe dy të tjerë nga martesa e tij e mëparshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme