Rep-artisti më i komentuar i estradës shqiptare është padyshim Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil.
Tash e një kohë të gjatë reperi është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk është edhe aq aktiv në prodhimin e projekteve të reja, njofton Klan Kosova
Kujtojmë se projekti i tij i fundit është publikuar në qershor të vitit të kaluar, e që erdhi në bashkëpunim me reperin Mozzik, me titull “Shqiptar”.
Mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar teksa reperi është karantinuar në Amerikë. pasi po mendon që të publikojë një këngë të re, të cilën mezi e kanë pritur të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Unikkatil ka hamendësuar për publikimin e një projekti të ri teksa qëndron i izoluar.
“Po mendoj ndoshta nuk është keq për të publikuar diçka gjatë kësaj karantine”, ka shkruar reperi në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se Unikkatil vazhdon të qëndrojë në listën e këngëtarëve më të dashur për publikun edhe pse nuk është shumë aktiv në tregun muzikor.
https://www.instagram.com/p/B_QJXw9JWvB/?utm_source=ig_embed
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...