Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, së fundmi, ka njoftuar se do ta publikojë në rrjetin e saj social në Facebook, emisionin e plotë me mysafirin teologun Drilon Gashi.
Kjo pasi televizioni publik nuk ia lejoi transmetimin e këtij emisioni.
“Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen “, ka shkruar Ismaili në Facebook./Arbresh.info/
Për këtë ka reaguar dhe mysafiri i ftuar në këtë emision, teologu Drilon Gashi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...