Google ADS

Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini”, Adelina Ismaili reagon përsëri pasi iu ndal transmetimi i emisionit në RTK

19:55 | 2 Mars 2024
R J

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, së fundmi, ka njoftuar se do ta publikojë në rrjetin e saj social në Facebook, emisionin e plotë me mysafirin teologun Drilon Gashi.

Kjo pasi televizioni publik nuk ia lejoi transmetimin e këtij emisioni.

“Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë.  Nga zemra faleminderit për mbështetjen “, ka shkruar Ismaili në Facebook./Arbresh.info/

Për këtë ka reaguar dhe mysafiri i ftuar në këtë emision, teologu Drilon Gashi.

LEXO KËTU

Të ngjashme