Ukraina ndalon Steven Seagal, e cilëson ‘kërcënim për sigurinë kombëtare’

01:45 | 6 Maj 2017
Trina Galanxhi

Aktori i filmave aksion, Steven Seagal është ndaluar të hyjë në Ukrainë për pesë vite, pasi nga shërbimi i sigurimit konsiderohet si ‘kërcënim për sigurinë kombëtare’.

Ai madje është futur edhe në listën e zezë, transmeton portali arbresh.info.

“Vendimi është marrë pasi është mbledhur informacion i bollshëm se ky person bie në kundërshtim me interesat e mbrojtjes së sigurisë në Ukrainë”, shkruajnë mediat ukrainase, duke cituar deklatarën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në korrik 2015, Seagal u shpall persona non grata nga Ministria e Kulturës e Ukrainës së bashku me rreth 600 njerëz të tjerë, ndërkaq me 3 nëntor, ai morri nënshtetësinë e Rusisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme