Një prej aktoreve turke më të dashura për publikun, Hazal Kaya do të jetë ylli i serialit të ri të Netflix.
Fansat e aktores janë shumë të lumtur për këtë lajm, por disa të tjerë janë të mërzitur.
Çfarë ka ndodhur?
Bëhet fjalë për fansat e aktores tjetër turke Serenay Sarıkaya, sipas të cilës ky do të ishte “roli i jetës” dhe do të realizonte ëndrrën e saj duke u bërë pjesë e serialit të ri që nuk iu ofrua kurrë.
Serenay nuk u bë pjesë e serialit, por producenti dhe regjisori Emre Şahin ia ka dhënë rolin Kaya, me të cilën aktualisht po bashkëpunojnë në filmin e ri “Çfarë mund të bëj?”.
Më herët Hazal Kaya ka folur për një projekt televiziv në të cilin ajo do të kombinonte jetën e saj si nënë e përkushtuar dhe atë profesionale, me shumë mundësi ka folur për këtë produksion.
Seriali i ri quhet “Pera”, bazuar në romanin best-seller “Mesnatë në Pallatin Pera: Lindja e Stambollit Modern” të shkrimtarit Charles King, transmeton tvklan. Në qendër të serialit është historia e jazz, politika, emigracioni dhe jeta e natës në Stambollin e viteve 1980-90.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë