U vesh si Melania Trump, por mësoni sa kushton këmisha e Alketa Vejsiut

00:37 | 18 Prill 2018
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e saj moderatorja e njohur Alketa Vejsiu zgjodhi të vishte një këmishë ngjyrë rozë dhe xhinse, që në pamje të parë ngjajnë mjaft “casual”.

Por veshja në fjalë e cila e tregonte mjaft vajzërore prezantuesen dhe këngëtaren e njohur, në fakt i ngjan një veshje të zonjës së parë Melania Trump.

Këmisha rozë me fjongo është e markës “Gucci” që në vendet anglosaksone kushton plot 1100 dollarë.

Me siguri tani veshja e saj nuk ju duket edhe aq “casual”!

Moderatorja e ka kombinuar këmishën me një palë këpucë të bukura “Gucci” në po të njëjtën ngjyrë, që kushtojnë 695 dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme