Së fundmi, në rrjetin social TikTok ka qarkulluar një video e reperit Don Xhon.
Ngjarja u tha të ketë ndodhur më datë 11 mars në Belgjikë dhe në video reperi shihet duke u larguar nga sigurimi i një restoranti.
Por, pas raportimeve në media, reperi nga Drenica ka bërë një sqarim lidhur me gjithë këtë, bashkangjitur një foto.
Reperi u shpreh se ishin menaxheri i tij dhe organizatori i mbrëmjes ata që tentuan ta largonin nga aty në mënyrë që ai të mos përfshihej në një mosmarrëveshje pjesëtarët e stafit.
“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistave. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje.”, ka shkruar Don Xhoni.
“Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakuar në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast. I kërkoi mediave që para se të bëjnë një titull për të tërhequr klikime, të verifikojnë lajmin sepse sikur ata që kanë familje kam edhe unë, edhe çdo kush shqetësohet nga dezinformatat që nxjerrin. Respekt për organizatorin dhe menaxherin Besartin!”, ka shkruar tutje reperi.
Ndërkohë, Don Xhoni aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Crypto” që u lanusa pak ditë më parë dhe deri tani ka grumbulluar mbi 1.5 milion klikime në YouTube.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek