‘20minuten’ e Zvicrës nxori një video ku thuhej se është xhiruar terroristi shqiptar në Vjenë, duke shkuar në vendin ku kreu krim.
Në prapavijë të videos dëgjohej kënga e reperit nga Prishtina, Nushit, projekti ‘AK47’.
E raportimi se terroristi u inspirua nga kjo këngë për të kryer aktin, e shqetësoi shumë artistin NUSHI.
Kjo gjë ka bërë që përmes InstaStory, Nushi të reagojë, duke thënë se muzika e tij nuk duhet të jetë inspirim i tillë.
Ky është reagimi i tij:
“Çdo projekt i imi është i bazuar në realitet, e në ngjarje që fatkeqësisht ndodhin, e sidomos viteve të fundit që është shpeshtuar tej mase. Për mua ka qenë mjafte e dhimshme ngjarja e fundit, shpresoj mos të ndodhin më kurrë. E, kjo e fundit nuk duhet të jetë asnjëherë inspiruese për të rinjt sot, e aq më pak për të kryer sulme terrorise e duke vrarë njerëz të pafajshëm, e megjithkëtë duke dëgjuar këngën time, jam i shokuar… Duhet me qenë kogja psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme teroriste, kjo është absurde. Pasi që ka javë që mediat europiane po shkruajn për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju!” tha reperi.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...