Një ditë të bukur, Aleksandër Gjoka ndau në Instagramin e tij një video të Dafina Zeqirit duke kënduar “playback”, ku krahas shkruante: “Hajde live, hajde…Pupu, çfarë turpi. Ec aty, V.I.P”.
Kjo deklaratë e tij bëri xhiron e rrjetit dhe menjëherë pas tij edhe Elton Deda kishte dy fjalë për muzikën e Dafina Zeqirit. Me një video nga një lokal pranë detit, teksa në sfond dëgjohej kënga e re e Albanit dhe Dafinës, “E para/I pari”, Eltoni shkruante: “Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhelozia dhe dashuria”, duke ironizuar përveç Dafinës edhe Albanin.
Së fundmi Dafina iu është përgjigjur dy në një duke postuar një video të sajën ku bën mimika që tregojnë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët. Krah videos ajo shkruan:
“M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”. Më pas shton në koment: “Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha kjo ka rëndësi sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete!”
View this post on Instagram
View this post on Instagram
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...