Google ADS

U publikuan pamjet e arrestimit të tij, Princi reagon për herë të parë

01:35 | 7 Maj 2021
Trina Galanxhi

Princi ka dy fjalë lidhur me arrestimin e tij.

Ditë më parë, në medie qarkulloi një video, në të cilën shihej konkurrenti i “Përputhen”, Princ Mile në pranga, shkruan lajmi.net.

I pyetur gjatë puntantës së sontme në emision, Princi u pyet se çfarë kishte ndodhur dhe nuk preferoi të flasë shumë për atë pjesë.

“Nuk kam dëshirë të flasë për atë pjesë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë tek dera dhe kam dalë tek dera tjetër. Thjesht nuk ka qenë asnjë gjë serioze”, u shpreh ai.

Ndërsa, i pyetur se a ka precedent penal, konkurrenti e mohoi një gjë të tillë.

Por, ai sqaroi se ngjarja kishte ndodhur tre vite më parë dhe se nuk e kupton përse tani dolën këto pamje.

Nuk jam proceduar për gjëra të tjera, thjesht jam para tre vitesh aty, më i zgjuar se dje e më budalla se nesër, aq mund të them për atë situatë”, përfundoi Princi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme