Pas publikimit në Instastory të një fotoje me një unazë në gishtin e fejesës, në mediat rozë u përfol se Lori Hoxha ishte fejuar, por edhe pse lajmi bëri bujë ajo nuk kishte dhënë asnjë koment.
Mbrëmjen e djeshme, Lori ka bërë lojën e famshme të Instagramit, atë të pyetjeve ose ndryshe “Questions”.
Sigurisht që mes shumë pyetjesh kurioze për shumë aspekte të jetës së trashëgimtares së “Top Media”, nuk mund të mungonin pyetjet rreth çëshjteve të zemrës.
Një ndjekës e ka pyetur atë në lidhje me fejesën, ose nëse e ka në plan dasmën.
“Jo, nuk jam fejuar dhe nuk do të martohem së shpejti. Nëse ndonjëherë do të ndodhë, ose do t’ja jap lajmin botës duke bërtitur me të madhe, ose nuk do ta merrni vesh kurrë, të mos keni dyshime”.- është përgjigjur Lori.
Kjo është hera e parë që Lori mohon fejesën e mundshme dhe madje u jep fund njëherë e mirë aludimeve. Mesa duket na duhet të presim edhe ca për çështje unazash…
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...