Dua Lipa është parë për herë të parë pas raportimeve se është në lidhje me reperin Jack Harlow.
Interpretuesja e hitit “Levitating” u pa duke u përpjekur të mos dukej në publik ndërsa ishte jashtë në New York City të martën, shkruan DailyMail.
Ajo u përpoq të mos binte në sy e veshur me një xhaketë të kuqe të markës ‘Palace x Gucci’, syze dielli dhe xhaketë të zezë të gjerë ndërsa ishte në një shëtitje solo në kryeqytetin njujorkez.
Dua gjithashtu kishte veshur xhinse blu të gjera dhe atlete të bardha gjatë daljes, ndërsa flokët e saj brune ishin lënë të lira dhe makijazhi i saj karakterizohej me një buzëkuq të shndritshëm ngjyrë rozë.
Ajo kishte duart plot ndërsa mbante me vete dy shishe me ujë “Evian” dhe celularin e saj ndërsa kishte një çantë blu të markës “Chanel” të vendosur mbi supe.
Kjo paraqitje e saj erdhi vetëm disa orë pas raportimeve se ajo ka nisur një lidhje të re me reperin 24-vjeçar Jack Harlow.
27-vjeçarja, thuhet se është në lidhje me reperin e klasit të parë pasi u takuan në eventin e “Variety Hitmakers” të mbajtur në Los Angeles gjatë muajit nëntor.
Sipas PageSix, Jack ka qenë ‘duke ndjekur fort’ një romancë me Duan dhe ata kanë qenë në ‘komunikim të vazhdueshëm’.
Një burim i tha tabloidit amerikan: “[Ata kanë qenë] në komunikim të vazhdueshëm. Jack ishte shumë i interesuar për të dhe do ta ndiqte fort [romancën]”.
“Ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”, tha burimi.
I njëjti më tej pretendoi se Jack fluturoi në New York City për t’u takuar me Duan të premten pas paraqitjes së saj në koncertin e “Jingle Ball”.
Ata madje u tha se ishin parë duke shkuar për drekë së bashku të nesërmen.
Jack ka qenë prej kohësh një fans i Duas, madje ka shkruar një këngë me emrin e saj në albumin e tij të fundit “Come Home the Kids Miss You”.
Ndërkohë, Dua këmbënguli se ishte beqare në tetor duke thënë se donte të ishte ‘egoiste’ për disa kohë.
Ajo tha: “Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”.
“Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoiste”, kishte thënë ajo.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...